Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Lezhë.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasi fatos Haxhiraj është gjetur i vdekur në banesë, ku dyshohet se mund të ketë humbur jetën 3 ditë më parë. Mësohet se kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë, pas erës së rëndë që ndihej në ambient.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.