Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd. Në rrugën hekurudhore “tuneli i trenit Dragostunjë”, dyshohet se është vetëvarur në një pemë një 42-vjeçar.
Viktima Gentian Latollari banonte në qytetin e Pogradecit.
Edhe një ditë më parë një person u gjet i vetëvarur në këto tunele.
Njoftimi i plotë i policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak
Më datë 31.05.2021 , rreth orës 14:20, në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në rrugën hekurodhore “tuneli i trenit Dragostunjë”, dyshohet se është vetëvarur në një pemë , shtetasi Gentian Latollari, 42 vjeç, banues në Pogradec.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.
/Priza.al/