Emri/ Gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Greqi, u mor peng për shkak të borxheve

Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli është gjetur këtë të martë në ishullin Rodos, Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se Topalli është vrarë nga një biznesmen 53-vjeçar që merrej me hotele.

Mësohet se ka qenë vetë autori i cili ka rrëfyer krimin dhe se ku ndodhej trupi i pajetë i shqiptarit, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Dyshohet për një konflikt mes të dy biznesmenëve, pasi Topalli kishte për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur. 46-vjeçari shqiptar kishte caktuar një takim me pronarin e hotelit mbrëmjen e 28 gushtit dhe po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë euro biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për një punë.

Familja pohon se viktimën e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë, dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur.

Autori është arrestuar, ku priten të tjera detaje nga kjo ngjarje e rëndë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *