Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 30-vjeçarin i cili mbahej peng nga kriminelët në Angli, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.
Burime për median bëjnë me dije se i riu që mbahej peng është Nertil Buzi, ku lirimi i tij nga duart e kriminelët u bë i mundur pas denoncimit të vëllait në komisariat.
Mësohet se vëllai i tij para oficerëve të policisë ka rrëfyer se Nerti ishte marrë peng nga një bandë kriminale dhe se ata e dhunonin.
“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”, ka deklaruar vëllai i tij.
Dyshimet janë se 30-vjeçari mund të jetë përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Britani ose ndryshe shtëpi bari.