Një 45- vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar me 10 vite burg.
Shtetasi Alfred Mikeli akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ku dhe ka marrë dënimin nga SPAK “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sakaq, policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Last move”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last move”.
Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Qerret, Kavajë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– Alfred Mikeli, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 18.12.2018, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 06.01.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Alfred Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare