EMRI/ I dënuar me 10 vite burg, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë 64-vjeçari! Çfarë ka ndodhur…

Pas më shumë se dy vitesh është sjellë në Shqipëri 64-vjeçari Luan Bundo. Ai u arrestua në vitin 2019 në Madrid me kërkesë të autoriteteve shqiptare pasi ndihmoi një të ri për të shkuar në Australi, ndërsa që prej vitit 2014 familjarët nuk kanë më kontakt me djalin e tyre.

Bundo ka marrë 13 mijë euro nga 32-vjeçari Mensur Prençi me qëllim shkuarjen në Australi. Ky i fundit u nis nga Indonezia me një peshkarexhë sipas kontakteve që i dha Bundo, por më pas familjarët humbën çdo kontakt me të.

Mensurprenci

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Spanjë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 10 vite burg.

Nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë, i shtetasit Luan Bundo, 64 vjeç.

Shtetasi Luan Bundo është arrestuar nga autoritetet policore në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite të tjera heqje lirie, për veprën penale “Mashtrimi”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *