Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Uniformat blu raportojnë se i arrestuari është Agron (Dashamir)Paja pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 50-vjeçari ishte i dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për grabitje në Itali.
Njoftimi i policisë
Kurbin / Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Gjormi”.
I dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, lokalizohet dhe kapet në Kurbin 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.
Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, shtetasi A. (D).P. 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.
Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.
Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.