Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Shtetit.
34-vjeçari Vis Lika alias Admir Rrika, është arrestuar nga Policia e Kurbimit, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Policia thekson po vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin / Finalizohet në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Firenze”.
Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Firenze”, si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi:
-Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.
Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.