Emri/ I dënuar me 3 vite burg për drogë, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim.

U bë më dije se 52-vjeçari Ardian Braka, është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Ardian Braka, 52 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *