Emri/ I dënuar në Itali me 25 vjet burg për trafik droge, arrestohet 55-vjeçari

Vijojnë arrestimet e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Durrësit ka arrestuar 55-vjeçarin Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia.

Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), rezulton të jetë i dënuar me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, nga Gjykata e Perugia-s, e cila ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet nga DVP Durrës dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Koordinatat”.

I dënuar në Itali, me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Durrës dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 55-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatat”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

-Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *