61-vjeçari Hekuran Çekrezi është arrestuar nga Policia e Librazhdit pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burgim, për dhunë në familje.
Po ashtu në pranga Policisë në qarkun e Elbasanit kanë përfunduar edhe 3 drejtues mjetesh, për shkeljen e Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë ndalimi i shtetasit Hekuran Çekrezi, 61 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Ç., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- Z., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- B., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.