Vijojnë arrestimet e personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
54-vjeçari Flamur Dema është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi rezulton i dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për falsifikim dokumentesh.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim Flamur Dema, 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.