(Emri) I riu zhduket në Spanjë/ E ëma apelon për ndihmë, policia dyshon se…

29-vjeçari Artjol Ramaj rezulton i zhdukur nga që data 2 mars. Valentina Ramaj, nëna e tij ka denoncuar në media se djali i saj është zhdukur që pasi shkoi në Spanjë.

Ajo deklaron se denoncimet i ka bërë edhe në policinë spanjolle dhe në atë shqiptare. Këta të fundit kanë nisur kërkimet por deri më tani nuk kanë asnjë përgjigje.

Valentina tregon se djali i saj shkoi fillimisht të Gironas në Spanjë. Edhe babi i tij ka shkuar në Spanjë, por nuk ka arritur të zbulojë më shumë.

Në telefonatën e fundit me djalin, ajo tregon se ai ka qenë i shqetësuar. Më pas ata kanë humbur çdo kontakt. Valentina ka një apel drejtuar shtetit të bëjnë të pamundurën për të gjetur djalin e saj.

Policia dyshon se Artjol Ramaj ka qenë punonjës në “shtëpi bari” teksa mund të jetë zhdukur për shkak të aktivitetit të paligjshëm që kryente. Dyshimet e policisë krahas rrëmbimit ekzistojnë edhe në vrasjen e 29-vjeçarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *