Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur me doza kanabisi.
Shtetasi Henri Gashi është arrestuar në flagrancë në lagjen nr.1 të qytetit, ku dhe jetonte.
Mësohet se 30-vjeçari nga Gjakova i shiste lëndë narkotike pushuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.