Emri/ I shkoi në oborr të shtëpisë dhe vrau 65-vjeçarin, i mituri vetëdorëzohet në polici

Fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë prezent në vendin tonë dhe një rast i tillë u dëshmua ditën e sotme. Florian Përvathi quhet 17-vjeçari që qëlloi për vdekje 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj mesditën e sotme në Lezhë. Vëllai i Lekgjonajt i kishte vrarë të atin Përvathit në 2009.

Sipas raportimeve adoleleshenti i ka shkuar Lekgjonajt në oborrin e shtëpisë dhe aty e ka ekzekutuar me armë zjarri. Më pas ai është vetëdorëzuar në polici, pas aktit të hakmarrjes siç tregojnë autoritetet. 

Njoftimi i Policisë:

“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Leke Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *