Një 56-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Shtetasi Leonard Kote rezulton i dënuar me 14 vite burg nga gjykata italiane, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar “Bergamo”, nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni polior i koduar “Bergamo”.
Si rezultat i këtij operacioni është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, shtetasi:
Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.