46-vjeçari Admir Bejo është gjetur sot i vdekur nga familjarët në banesën e tij, në lagjen “1 Maji” në qytetin e Kuçovës.
Dyshimet e para të policisë ishin për mbidozë lëndësh narkotike, por pas autopsisë mjeko-ligjore rezultoi se shkak për vdekjen ka qenë “trompozë në mushkëri dhe zemër”.
Kujtojmë se Admir Bejo nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në 2007, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 te mëngjesit më 26 dhjetor 2007, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N.
Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit. Një nga pistat e hetimit mendohet të jenë konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej më shume se një viti me Ilia Bejon.
Ku lidhur me këtë konflikt, Bejo në 13 Gusht 2022 u plagos me armë zjarri. Por edhe pse i shpëtoi atentatit të 3 muajve më parë, Bejo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga trompoza në zemër.
Mësohet se Bejo ka qenë përdorues i rregullt prej vitesh i lëndëve narkotike, ndërkohë që burimet policore bëjnë me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.