Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vorë, pasi iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak në banesën e tij.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Xhaferr Picari banues në fshatin Picar të Vorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Vorë/ Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Rifle”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. P., 57 vjeç, banues në Picar, Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.