Emri/ Ja kush 61-vjeçari që vrau aksidentalisht gruan e tij në Mirditë

Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në Mirditë, ku një grua u qëllua aksidentalisht për vdekje nga bashkëshorti i saj.

Ndërkohë kanë dalë të tjera detaje nga kjo ngjarje.  U mësua se 61-vjeçari Paulin Paçuku qëlloi në mënyrë të pavullnetshme ndaj gruas së tij Vitore Paçuku.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, në fshatin Jezull të Mirditës. 54-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi Paulin Pacuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedural. Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

https://www.priza.al/2022/08/21/e-rende-ne-mirdite-burri-vret-aksidentalisht-gruan-teksa-ishte-duke-pastruar-armen/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *