EMRI/ Ja kush emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që Ceno Klosi është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Ai ka mbajtur më herët pozicionin e drejtorit të AKUM.

Vendimi i plotë:

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *