Emri/ Ja kush është 19-vjeçari që mbeti i plagosur në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen sotme në fshatin Llakatund, Vlorë.  U mësua se 19-vjeçari Sebastian Jallaj ka mbërritur me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës.

Paraprakisht mësohet së bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes dy të rinjve. 19-vjeçari Jallaj ka ardhur në Llakatund me një automjet tip “Benz” dhe sapo ka dalë nga makina ka nisur të konfliktohet me autorin.

Më pas, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar Jallajn në këmbë dhe më pas është larguar. Mendohet se bëhet fjalë për një bashkëmoshatar të të plagosurit ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur për arsye banale.

Ndërkohë, krimet e rënda në zonë po kontrollojnë zonën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *