Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një i ri ka ndërruar jetë, pasi u shoqërua në komisariat. Bëhet fjalë për fjalë për të riun Laer Kurti.
Ngjarja ka ndodhur pasi shtetasi Laer Kurti, 32 vjeç është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Më herët policia i kishte bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit, por ai ishte larguar me vrap.
I riu u ndalua në rrugën “Don Bosko” dhe gjatë shoqërimit të tij, ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Ai është dërguar më pas me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Dyshohet se 32-vjeçari Laer Kurti, dyshohet se ka ndërruar jetë nga ataku kardiak.
E rëndë/ Shfaqi probleme shëndetësore pas arrestimit nga Policia e Tiranës, ndërron jetë 32-vjeçari