EMRI/ Kapet mbi 1 kg kokainë në Tiranë, arrestohet 55-vjeçari

Një i arrestuar dhe 1 kilogramë e 34 gramë kokainë është bilanci i një operacioni policor në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga Bujar Tafa, 55 vjeç nga Bërxulla. Arrestimi është bërë gjatë operacionit policor të koduar ‘Disponimi 2’.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një automjet dhe një aparat celular.

Image

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Disponimi 2’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Në rrugën ‘Jordan Misja’, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *