Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Durrësit Nurjeta Pogaçe.
Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe (Tafa) u përball të hënën më 31 tetor me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, për të cilat dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur gjatë seancës dëgjimore.
Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe(Tafa) u shpreh para Komisionit të Rivlerësimit se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit dhe kërkoi konfirmimin e saj në detyrë.