Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shijak, ku po mbahet shorti për ndërtimin e apartamenteve lidhur me strehimin e 637 familje të prekur nga tërmeti i 2019-ës.
Gjatë këtij takimi, Rama ka konfirmuar se kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbanën për të garuar në zgjedhjet lokale të 2023-shit.
“Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. Nuk ka gjë më të mirë kur një emigrant na e vlerëson punën. Fjalët e tij ishin një kompliment i madh. Vlerësimi i tij po ashtu. Rol të rëndësishëm ka pasur edhe kryetari juaj I bashkisë që ka qenë zgjedhja e duhur. Për këtë arsye unë sot dua t’ja them këtu kryetarit të bashkisë që e duam sërish si kryetar. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. Për fat të mirë na e mundëson që t’ju mbrojmë juve. Nga fatura tuaja 20 % paguani ju ndërsa 80 % të tjera e paguan qeveria dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Ne po mbrojmë çmimin e familjarëve dhe të biznesit të vogël”, tha Rama.