Një 55-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi kultivonte bimë narkotike.
Shtetasi Paulin Zefi akuzohet dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Goditet dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike, sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e territorit.
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Z., 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.