EMRI/ Kultivonte kanabis në pronë publike, 21-vjeçari bie në prangat e policisë

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në kubikë, në pronë publike. Në pranga ka rënë i riu Gramoz Shabanaj.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në kubikë, në pronë publike, në vendin e quajtur “Dardhas”, Aranitas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *