Është identifikuar pasagjeri që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur këtë mesditë në rrugën Gramsh-Kërpaç, pranë fshatit Bregas, ku një mikrobus me pasagjerë doli nga rruga për të përfunduar në greminë.
Viktima është 30 vjeçari Ledian Lami, nga fshati Terrovë i Skraparit.
Ata janë transportuar për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin. Deri më tani, nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.