Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi kishte thyer masën “arrest me burg”.
Përveç kësaj, Artan Ahmeti është kapur edhe me armë me vete gjatë kohës që vërdallisej me motor në qytetin e Vlorës.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Broke”.
Operacioni, nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkulloi përsëri me armë zjarri me vete, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, Artan Hameti.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte në qytet, armë zjarri në motomjet, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Broke”.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- H., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjatë kontrollit në motomjetin pa targa, me të cilin qarkullonte ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.