Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, në lagjen “Pavarësia” ku lënda plasëse ishte vendosur poshtë makinës luksoze të 31-vjeçarit, Ermal Kasa. Fatmirësisht shpërthimi ka shkaktuar vetëm disa dëme materiale.
Burime per median bëjnë me dije se Kasa ishte zhvendosur për të jetuar në Vlorë pasi punonte si ekonomist në një prej kazinove të qytetit bregdetar.
Ky i fundit njihet si personazh i qetë, si dhe dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës. Sakaq, Kasa është shprehur se konflikte me persona të tjerë nuk ka. Por në vitin 2013 rezulton se ai është arrestuar bashkë me Hysni Hoxhën në Itali, pasi u kap me 900 kg kanabis.