Pasditen e sotme një 58-vjeçar është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35. Viktima është identifikuar si Naim Mustafaj, 58 vjeç, banues në Burrel. 58-vjeçari është mbytur teksa është futur në det për t’u larë.
Ndërkaq, kanë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
“Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.