Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare gazetari dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti. Ai lindi në vitin 1945 në Tiranë.
Alimehmeti ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.
“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010), janë disa nga botimet e tij për fushën sportive.
Ai njihet edhe për kontributin dhe përkushtimin si gazetar sportiv në disa të përditshme në vend.