Një i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë. Bëhet fjalë për të dënuarin Gëzim Qepa, i cili sipas Policisë së Burgjeve, ishte duke mjekim të detyruar.
49-vjeçari ishte i dënuar nga Gjykata e Beratit për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Njoftimi:
IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat.
Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.