Kryeministri Edi Rama ka firmosur sërish lëvizje në qeveri. Në mbledhjen e sotme është liruar nga detyra Albert Nikolla dhe në vendin e tij si zv/ ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho.
Braho deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
Këshilli i Ministrave sot ka firmosur edhe disa vendime të tjera që pritet që të njoftohen nga vetë ministrat në orët në vijim.
/Priza.al/