EMRI/“Në kërkim ndërkombëtar”, policia kap 46-vjeçarin e rrezikshëm

Një 46-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për ‘trafik narkotikësh’. Shtetasi Ermir Lekstakaj, 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vite e 7 muaj burg, për disa vepra penale.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, kanë bërë të mundur arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 46-vjeçarit, banues në fshatin Balldre, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *