Emri/ Në luftë me kancerin, ndërron jetë në moshën 40-vjeçare prezantuesja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, aktivistja e kancerit, blogerja, transmetuesja dhe ish-mësuese, Dame Deborah James.

Lajmi është konfirmuar nga familja e James, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mahnitshme”, thuhet në njoftim.

Dame Deborah u lavdërua për qasjen e saj mbi kancerin, pasi ndau përvojat e saj të trajtimit dhe jetës së përditshme që nga diagnoza e saj në 2016. Nga një zëvendës drejtoreshë, ajo filloi një blog për kancerin, përpara se të shkruante për Sun dhe të bëhej transmetuese e BBC. Por më 9 maj ajo njoftoi se nuk po merrte më kujdes aktiv dhe nuk e dinte sa kohë i kishte mbetur.

“Trupi im thjesht nuk mund të vazhdojë më,” tha ajo në një postim në llogarinë e saj në Instagram @boWelbabe .

Ajo gjithashtu lançoi një fond të ri, të quajtur fondi Bowelbabe, për të mbledhur para për kërkime në mjekësinë e personalizuar për pacientët me kancer.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *