Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë. 56 vjeçari Robert Gjoka, ka humbur jetën pasi u rrëzua me zetorin që punonte tokën. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/