Emri për president/ Enkelejd Alibeaj mbledh sërish grupin në mbledhje, ja kur do të zhvillohet

Deputeti, Enkelejd Alibeaj  ka ftuar sërish deputetët e grupit parlamentar në një mbledhje në selinë e PD.

Mësohet se nisur nga njoftimi i Alibeajt, mbledhja do të mbahet në orën 16:00 pasdite.

Sakaq, pritet që në fokus të jetë sërish emri i Presidentit të ri të Republikës, kur ende nuk ka asnjë dakortësi mes demokratëve.

“Përshëndetje! Duke ju kërkuar ndjesë për orën, nesër në orën 16:00 do të ketë mbledhje grupi në seli. Faleminderit!”, shkruan Alibeaj në mesazhin e tij dërguar deputetëve mbrëmjen e së enjtes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *