Policia greke ka identifikuar 45-vjeçarin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër por, ai është arratisur jashtë vendit.
Mediat greke raportuan se bëhet fjalë për një shqiptar, i identifikuar si Spartak Dyrmishi, i divorcuar, i cili jetonte me nënën e tij. Ai është arratisur në Shqipëri ndërsa pritet të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Greqisë.
Hetimet kishin nisur pas përdhunimit në orët e para të së dielës në Paleo Faliro, shkruan protothema.
Një grua 34-vjeçare kishte denoncuar se e kishte përdhunuar në një stacion autobusi. Në të njëjtën zonë, një tjetër grua, 24 vjeçe, u ankua se e kishte sulmuar për ta përdhunuar, ngjarje e ndodhur pak para përdhunimit të 34-vjeçares.
Dy femrat dhanë përshkrime të njëjta për autorin. I referoheshin një personi që flet mirë greqishten, me gjatësi mesatare, flokëshkurtër me një tatuazh në krahun e djathtë.
Përshkrimet ndryshonin për atë se çfarë kishte veshur burri (24-vjeçarja tha se kishte veshur një xhup dhe këpucë të bardha, 34-vjeçarja foli për veshje të errëta dhe atlete të zeza) por, mund të kishte ndryshuar brenda tre orëve.
Materiali nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në zonën e gjerë të Palei Faliros është “skanuar” nga oficerët e sigurisë për të hartuar rrugën e ndjekur nga përdhunuesi i rrezikshëm.
Në pikën ku u dhunua 34-vjeçarja, në Avenue Poseidonos, qarku i mbyllur i Tramvajit ka regjistruar sulmin.
Megjithatë, kamera e një kafeneje në Amfitea Avenue ka regjistruar përdhunuesin me tatuazhin teksa tentoi të përdhunonte një grua tjetër pak orë para sulmit në Agia Skepi.
Në video-dokument shihet viktima e tij e afërt duke ndaluar në një semafor në Avenue Amfitheas. Përdhunuesi u fut në makinën e saj dhe u përpoq ta çonte atë në një vend të largët. Përdhunuesin me tatuazh e zë paniku nga reagimi i gruas, zbret nga makina dhe nis të vrapojë drejt Avenue Amfiteas ku edhe zhduket.