EMRI/ Përfshihet nga flakët zyra e noterit në Lezhë, “shkrumbohen” dokumente me vlerë

Në orët e para të mëngjesit, kati i parë i një objekti në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët.

Mësohet se nga zjarri është shkrumbuar zyra e noterit Vasil Martini. Zjarrëfikësit kanë arritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, në mënyrë që ato të mos përhapeshin në bizneset e tjera që ndodheshin pranë.

Bëhet me dije në zyrat e noterië janë djegur dhe dokumente me vlerë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në qytet Lezhë, në ambientet e brendshme të zyrës noteriale në pronësi të shtetasit V.M. 56 vjeç, banues në Lezhë, ka rënë zjarr.

Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale  në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri.

Vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për përcaktimim e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *