“Një bos shqiptar që ‘përmbyti’ Britaninë e Madhe me drogë për mafian shqiptare po lufton të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që familja e tij të gëzojë një kujdes më të mirë shëndetësor” – shkruan media prestigjoze The Sun, për Toni Boboshin.
Boboshi, 49 vjeç, përdorte rreth 30 shqiptarë për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u dënua me gjashtë vite burg në vitin 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dëshiron ta dëbojë atë, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar. Ai pretendon se do të ishte “përçarës” për djalin e tij autik, një shtetas britanik. Shërbimi i Provës vlerëson se Boboshi konsiderohet si një “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale.
Gjyqtari i apelit pritet të japë vendimin përfundimtar.