Marjol Aliko, i cili përplasi për vdekje me makinë te vijat e bardha në bulevardin Zhan D’Ark 75 vjeçaren, Dituri Koprencka, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se 23-vjeçari ka thënë para Gjykatës se i kishte rënë dielli në sy teksa e moshuara po kalonte rrugën dhe se nuk e kishte parë. Aliko ka kërkuar ndjesë ndaj famijarve të viktimës sot.
Sakaq ai mohoi të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike ditën e aksidentit. Por sipas prokurorisë, Marjol Aliko kishte konsumuar drogë në ditën e aksidentit dhe ka hyrë në rrugë me semafor të kuq duke përplasur të moshuarën që po kalonte në vijat e bardha.