Një 26-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi ishte në kërkim si i përfshirë në trafikun e drogës.
Mediat italiane bëjnë me dije se Robin Tafa është arrestuar në Aeroportin e Veronës sapo u kthye nga Shqipëria. Tafa akuzohet se ka ndihmuar emigracionin e paligjshëm, ku në shkëmbim merrte 2 mijë euro. Emri i Tafës u bë i njohur për policinë pas çmontimit të një organizate të dedikuar për trafikun e drogës, ndihmën dhe nxitjen e emigracionit të paligjshëm dhe vjedhjes. Mediat italiane bëjnë me dije se narkotrafikantët e porosisnin drogën nga bashkatdhetarët me banim në Holandë, e sillnin në Itali me korrierë dhe më pas e shisnin nëpërmjet të afërmve apo bashkatdhetarëve. Ku më 27 qershor të këtij viti, policia dha 23 urdhra paraburgimi: 18 në burg dhe 5 në arrest shtëpie.
Sakaq u sekuestruan 374 gramë kokainë, dy kilogramëve drogë dhe shtatë makina të përdorura nga korrierët.