Një plagosje me thikë ka ndodhur në Vlorë.
Burime për median bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një shtetasi Serxhio Shatolli, 41-vjeç.
Mësohet se ka qenë vetë 41-vjeçari i cili është paraqitur në spital me plagë thike.
Ende nuk dihet se në çfarë rrethanash është plagosur me thikë 41-vjeçari, as gjendja e tij.