Emri/ Plagosi me thikë 35-vjeçarin Besmir Uka, identifikohet autori

Policia e Sarandës shpallur në kërkim Ermir Shabanaj, i cili plagosi me thikë 35-vjeçarin Besmir Uka.

I plagosur Besmir Uka rezulton me disa precedentë të mëparshëm penal dhe po ashtu autori i dyshuar Ermir Shabanaj, i cili më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Emri/ Plagoset me thikë 35-vjeçari në Sarandë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *