Një 20-vjeçar nga qyteti i Durrësit, Egzon Oruçi ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë vëllian e tij më të madh.
Sipas uniformave blu, i riu për motive të dobëta ka plagosur vëllain, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës
Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.