(Emri) Plagosja e të riut në Lezhë, reagon policia

Një konflikt mes të rinjve në qytetin e Lezhës përfundoi në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Besëlidhja dhe i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Aleks Laska, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri është paraqitur vetë në spital, teksa policia po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak.

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i  plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset një person


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *