Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme mikun e Jurgen Dukës, i cili u vra pas një sherri banal në një market në kryeqytet. Orgest Drazhi, është miku i 29-vjeçarit që mbeti i vdekur në rrugën “Irfan Tomini” pas zënkës që nisi për radhën e pagesës në market.
Shoku i tij, i cili duket edhe në pamjet filmike të filmuara nga kamerat e marketit, ra në pranga për akuzën “moskallëzim krimi”. Ndërkohë vijon të jetë në kërkim, Arbër Sula, autori i vrasjes, i cili është edhe punonjës policie në Dibër.
Si ndodhi ngjarja
Jurgen Duka në orën 00:20 futet në market bashkë me shokun e tij Orgest Drazhi. Në gjendje të dehur viktima fillon të kapet me autorin Arber Sula për radhën në market, se kush do paguajë i pari.
Drazhi, siç duket nga video, përpiqet të ulë gjakrat, megjithatë debati përshkallëzon edhe më tej me Dukën që godet me grusht autorin.
Kaq mjaftoi që ky i fundit ta qëllonte me armë duke e lënë të shtrirë në mes të marketit.
/Priza.al/