Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha i kërkon SPAK—ut, shurajen e masës dhe lirimin e saj nga qelia.
Duke llogaritur edhe paraburgimin, Hoxha pretendon se e ka përfunduar dënimin. Mësohet se kërkesa e saj do të shqyrtohet nga gjyqtarët Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Saida Dollani, ku dhe do vendoset nëse ish-gjyqtarja do të lihet e lirë ose jo. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e dënoi atë 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit.
Sakaq, i është dhënë dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik por edhe pasuria me vlerë 10 mijë Eurosh që u gjet në banesën e Enkelejda Hoxhës është konfiskuar.