Hotel “Princ” në Durrës është vënë nën sekuestro, pasi pronari dyshohet se ka pastruar para të krimit.
Burime për median bëjnë me dije se pronari kosovar, Fadil Syla akuzohet edhe për vepra terroriste.
Mësohet se me vendimin e Gjykatës, hoteli me 6 kate dhe 500 metra katrorë do t’i kalojë për menaxhim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.